Republika e Maqedonisë është e përcaktuar për ndërtimin e politikës së fqinjësisë së mirë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në takimin e katërt katërpalësh të shefave të diplomacive të Maqedonisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, që dje dhe sot u mbajt në Selanik, kumtoi MPJ-ja.

“Bashkëpunimi ynë në rajon është i dobishëm për shoqëritë tona. Nëse mundemi t’i harmonizojmë interesat tona, kjo do të na ndihmojë neve, por do t’i ndihmojë edhe Evropës”, theksoi Dimitrov.

Ai i përqendrua në aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë Maqedonia si kontribut në përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal, dhe shprehi pikëpmapje të tij dhe nismë konkrete rreth perspektivave të ardhshme në bashkëpunimin e mëtejshëm.

Duskutimi në takim ka paraqitur vazhdimësi të shkëmbimit të ideve dhe pikëpamjeve rreth mundësive për avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal. Në fokus ishin çështjet e lidhura me perspektivat integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të ardhmen evropiane, si dhe tema të tjera aktuale në fusha me interes të përbashkët. Në takim është diskutuar edhe për temat e lidhura me rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturës dhe ndërlidhjes energjetike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar midis fqinjëve.

Dimitrov pati edhe takime të ndara dypalëshe me shefen e diplomacisë së Bullgarisë, Elaterina Zaharieva, si dhe me nikoqirin, ministrin alternativ të Punëve të Jashtme, Xhorxh Katrugalos. Me ministren Zaharieva kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivat për zhvillim ekonomik përmes bashkëpunimit të të dyja vendeve, si dhe për hapat të cilat vijojnë lidhur me procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë. Me ministrin alternativ Katrugalos, është diskutuar në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë të bashkëpunimit ndërkufitar, përmes projekteve konkrete ekonomike të cilët njëherit do të kontribuojnë drejt afrimit të dyja shoqërive.

Në takimin në Selanik, krahas ministrave të punëve të jashtme, morën pjesë edhe ministra dhe përfaqësues të lartë edhe nga ministritë e ekonomisë të katër vendeve, kumtoi MPJ-ja.