Dimitrov: Marrëveshja e Prespës i hoqi pengesat me Greqinë dhe e hapi rrugën drejt BE-së

Prespa ka hequr pengesën në marrëdhëniet tona me Greqinë, por njëkohësisht edhe ndërtoi urë drejt integrimeve të BE-së në vendin tonë. Me Marrëveshjen e Prespës arritëm diçka që Shuman, një prej baballarëve ideatorë të Bashkimit Evropian do ta përshkruante “de fakto solidaritet përmes veprave konkrete”.

Marketing

Këtë e theksoi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në ligjërimin e hapur për opinion me temë “Në Evropë përmes Prespës: “Integrimi evropian i Maqedonisë Veriore”, që u mbajt dje gjatë vizitës njëditore me ftesë në Universitetin në Grac.

Siç njoftoi MPJ-ja, Dimitrov ka folur edhe për hapat reformatore që aktivisht po ndërmerren në rrugën drejt integrimit të BE-së.

Gjatë vizitës së Universitetit ministri Dimitrov realizoi takim edhe me rektorin e Universitetit Krista Nojler. Ai mbajti edhe debat joformal me akademikët dhe biznesmenët në të cilin u fokusua në proceset reformatore, ndërsa veçanërisht në hapat që janë ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit.

Në takimin me këshilltarin shtetëror të ekonomisë, turizmit, Evropës, shkencës dhe investigimeve në Qeverinë lokale të rajonit Shtajermark, Barbara Ajbinger, u këmbyen mendime për integrimin evropian të vendit, si dhe për mundësitë për realizimin e projekteve konkrete për thellimin e bashkëpunimit të plotë mes rajonit Shtajermark dhe Republikës së Maqedonisë Veriore. Gjatë qëndrimit, në kuadër të aktiviteteve mediatike, Dimitrov dha intervistë për mediat austriake, Klajne Cajtung dhe Profil, citohet në njoftimin e MPJ-së.