Dimitrov: Mizrahi të kthejë tabelën me emrin e ri të shtetit ose Spasovski të propozojë shkarkimin e saj

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, përmes një konference për shtyp, ka reaguar sot për heqjen e tabelës me emrin e ri kushtetues të shtetit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendësimi i tij me tabelën e mëparshme, në të cilin lexohet “Republika e Maqedonisë”.

Marketing

Dimitrov tha se një veprim i tillë i ndërmarrë me urdhër të ministres teknike Rashela Mizrahi, ka provokuar tashmë reagime dhe një notë proteste nga ambasada Greke.

“Ambasada nënvizon faktin se Marrëveshja e Prespës, e cila është në thelb të marrëdhënieve midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë dhe që mundëson pranimin e Maqedonisë Veriore në NATO dhe përpjekjen e saj të fortë për të hapur negociatat e pranimit në BE me mbështetje të plotë dhe aktive nga Greqia, ajo duhet të respektohet në mënyrë të vazhdueshme, “tha Dimitrov.

Ministri i Jashtëm, Dimitrov i bëri thirrje ministres Mizrahi që të kthejë tabelën e re, përndryshe ai do të kërkojë nga kryeministri Spasovski shkarkimin e saj.

“Nëse ajo nuk e kthen menjëherë tabelën e vjetër me emrin e ri kushtetues do t’i sugjeroja Kryeministrit, z. Oliver Spasovski shkarkimin e saj, “tha Dimitrov.

Marketing