Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se në leximin e dytë për votimin e ndryshimeve kushtetuese, përsëri duhet siguruar shumicë prej dy të tretave, prandaj tani duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj trupit politik të formuar në Kuvend për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Për këtë shkak siç theksoi ai për gazetën gjermane “Vellt”, është formuar edhe trupi i pajtimit, ndaj deputetëve të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. I pyetur se sa është e drejtë që të formohet një trup i këtillë, kur shumë deputetëjanë nën hetim sepse kanë marrë pjesë direkte në ngajrjet e dhunshme në Kuvend dhe kanë qenë të përfshirë në skandalin e përgjimit, Dimitrov tha se kjo ka qenë e nevojshme pasi nuk duan që të lejojnë të krijohen pengesa të reja në rrugën e vendit për integrime në BE dhe NATO.

“Trupi politik egziston nga java e kaluar. Por, duhet të jemi shumë të kujdesshëm që mos ta shkelim përgjegjësinë demokratike dhe bazat e sundimit të ligjit, pasi këto janë premtimet kryesore të kësaj qeverie dhe këto ishin parakushtet për fillim të procesit të antarsimit në BE.Pajtimi politik është i rëndësishëm, pasi ne duhet ta normalizojmë vendin tonë të polarizuar. Në anën tjetër, ne nuk duhet të lejojmë që të krijohen pengesa të reja, në rrugën tonë eutoatlantike”.

 

Në pyetjen se si do të jetë raporti i Maqedonisë me Rusinë, pasi vendi të antarsohet në familjen evropiane, kur momentalisht Rusia në Maqedoni shpërndan atmosferë anti NATO dhe anti BE, ministri Dimitrov u përgjigj se asesi nuk do të lejojnë prishje të raporteve me Rusinë, pasi Ballkani Perëndimor ka nevoj për bashkëpunim të ngushtë me shtetin rus.

“Të jesh pjesë e NATO-s, nuk do të thotë marrëdhënie e keqe me Rusinë. Nëse e shohim në aspekt afatgjatë, ne duhet t’i tejkalojmë tensionet mes Rusisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe përsëri të bashkëpunojmë ngushtë me Rusinë. Si parakusht, kuptohet është që të rrepektohet integriteti territorial dhe tëvendoset paqe në Ukrainë. Për ne, evropianët, parë në aspekt afatgjatë, na duhet marrëdhënie më e mirë me Rusinë. Nuk bëhet fjalë për ose kundër. Anëtarsimi në NATO nuk do të thotë të jemi përjetësisht kundër Rusisë”.

Më tej duke folur për çështjen e emrit Dimitrov u shpreh se pasi të kryhen procedurat e nevojshme në Maqedoni, pret që Marrëveshja e Prespës, të ratifkohet edhe në parlamentin grek.