Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) Nikolla Dimitrov mbrëmë përmes një video lidhje në rrjetin social Fejsbuk është përgjigjur në pyetje të cilat iu parashtruan nga qytetarët- përdorues të këtij rrjeti.

Shefi i diplomacisë është përgjigjur në pyetje lidhur me marrëveshjen me Greqinë, referendumin dhe situatën politike në Maqedoni.

Ai javën e kaluar paralajmëroi se do të fillojë me projektin “Pyete ministrin” dhe çdo të enjte do të përgjigjet në pyetjet nga qytetarët përmes rrjeteve sociale. Gjatë javës qytetarët do të parashtrojnë pyetje, ndërsa çdo të enjte Dimitrov do të përgjigjet në të njëjtat përmes paraqitjes së drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

ВО ЖИВО: Министерот Димитров одговара на вашите прашања, поврзани со Договорот меѓу Република Македонија и Грција

Publiée par Никола Димитров – Nikola Dimitrov sur Jeudi 23 août 2018