Dimitrov: Nëse nuk ka datë në mars, dihet që dera është e mbyllur

Në kushte të paparashikumërisë në botë, me metodologjinë e re dhe me Raportin plotësues për progres kemi përbërës të rëndësishëm për sukses. Në Samitin në Zagreb në fillim të majit, kontributi i Evropës është i madh. Do të na duhet menaxhim politik të vendimeve: më pak qasje dogmatike nga ana e mbështetësve, qasje më vizionare nga ana e vendeve-anëtare skeptike, që sa më shpejt ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të sigurojnë situatë fituese edhe për Evropën edhe për rajonin, thotë ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, përcjell Gazeta Express.

Marketing

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, po merr pjesë në sesionin përfundimtar të ditës së dytë nga Forumi Tink Tenk në Shkup të organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme – Zyra Sofje, që është pjesë e programit të bashkëkryesimit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit në vitin 2020. Sipas Dimitrovit, kemi mundësi ta shfrytëzojmë vëmendjen politike e cila është vënë në procesin e zgjerimit, kemi metodologji të re, ndërsa gjithashtu i rëndësishëm është edhe argumenti gjeopolitik, si dhe pritjet që BE-ja t’i mbajë premtimet. Maqedonia e Veriut, shtoi si është një shembull shumë drastik dhe i trishtuar kur bëhet fjalë për zgjerimin, duke theksuar që së bashku me Kroacinë e filluam procesin me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, ndërsa sot Kroacia kryeson me BE-në derisa ne ende nuk i kemi filluar negociatat aderuese.

“Rasti drastik i Maqedonisë së Veriut e vë BE-në në një test të madh. Pas goditjes në mur tri herë nëse nuk merret vendim tani pas Raportit plotësues brilant nga KE-ja për agjendën reformuese, kjo në thelb do të thotë se dera është e mbyllur”, porositi Dimitrovi.

Marketing