Dimitrov: Pas disa viteve do të pyesim veten “Pse nuk e bëmë më herët marrëveshjen e Prespës?”

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se me marrëveshjen e Prespës është arritur më e mira për Maqedoninë, por gjithsesi edhe për Greqinë, dhe se është arritur një balans.

Marketing

“Marrëveshja është zgjidhja më e mirë për të dyja palët, dhe nëse lëvizë balansi që të jetë më e mirë për njërën apo tjetrën palë, nuk do të ketë marrëveshje por pozita nacionale”, thotë Dimitrov në një intervistë për MIA-n.
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Kuvend, thotë se momenti është historik dhe për këtë nevojitet mençuri, përgjegjësi dhe vizion nga të gjitha palët e interesuara , që të njejtit të bëjnë hapin e vërtetë.

“Përgjegjësia u transferua në Kuvend, duke krijuar sfida shtesë dhe obligime gjatë sigurimit të mbështetjes politike për marrëveshjen, të mos rrezikohen principet tjera themelore, njashtu të patjetërsueshme për të ardhmen dhe perspektivat europiane, siç janë drejtësia dhe përgjegjësia. Kjo linjë është e hollë, por kyçe dhe thelbësore”, thotë ministri i punëve të jashtme.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov, konsideron se për disa vite nga tani, me politika të hapur dhe të drejtë, shumica më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë dhe Greqisë do të pyetin veten “pse nuk e bëmë më herët këtë?”. Me marrëveshjen e Prespës, thotë Dimitrov, do të hapet mundësitë që përfundimisht pas shumë viteve, të fillojnë negociatat për tema reale dhe çështje nga jeta e përditshme e qytetarëve.

Marketing