Dimitrov: Pas marrëveshjes së Prespës, jemi të përqendruar në hapjen e bisedimeve me BE-në

Marrëveshja e Prespës paraqet pjesë të së drejtës ndërkombëtare, por tani kemi nevojë për mbylljen e këtij kapitulli duke filluar bisedime për anëtarësim. Kjo do të na ndihmoj që të tejkalojmë ndarjet tek populli ynë, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në intervistë për “To Vima” të dhënë javën e kaluar pas Konferencës të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Selanik.

Marketing

Dimitrov e karakterizoj si shumë të rëndësishme këtë iniciativë greke që tregon se Athina vazhdon që të mbështes perspektivën evropiane të rajonit që filloj pikërisht nga ky qytet në vitin 2003.

“Nikola Dimitrov ka një seri datash kryesore në kalendarin e tij.Por më e rëndësishmja është 24 marsi. Atë ditë duhet të mbahet Këshilli i për Punët të Përgjithshëm të BE-së në Bruksel dhe në rend të ditës është çështja e caktimit të datës për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut, njeriu që vendos nënshkrimin e tij në Marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit, vendimi i Ministrave të Jashtëm do të jetë thelbësor”, shkruan To Vima në hyrjen në intervistën e Dimitrov.

Dimitvo thotë se metodologjia e re zgjidh disa nga shqetësimet e shteteve anëtare dhe përmban mundësinë e kthyeshmërisë.

“Një vend anëtar mund të fillojë këtë procedurë dhe të kërkojë një shumicë të kualifikuar për ta parandaluar atë. Gjithashtu siguron përfitime për ata që do të përmbushin qëllimet më shpejt, si dhe qasje në më shumë fonde. Nëse i shtojmë kësaj Raportin e ardhshëm të marsit, atëherë kemi elementet e suksesit. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne, është e rëndësishme për rajonin, si dhe për fqinjët tanë”, tha Dimitrov.

Marketing