Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të jetë për vizitë zyrtare në Bruksel.

Siç kumtojnë nga MPJ-ja, ministri Dimitrov nesër do të marrë pjesë në mëngjes pune me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe të MPJ-së së Shqipërisë, në organizim të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

“Mëngjesi i punës, pak para mbajtjes së Këshillit të punëve të jashtme të BE-së do të paraqet mundësi që ministri Dimitrov t’i njoftojë homologët e tij për ngjarjet e fundit në vend, me theks të veçantë prioritetet lidhur me sundimin e së drejtës si dhe zbatimi i marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë”, theksojnë nga MPJ-ja.

Në kuadër të vizitës në Brukse, ministril Dimitrov do të takohet edhe me Oliver Verhajn, eurokomesar për zgjerim si dhe me shefin e kabinetit të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe me shefin e kabinetit të kryetares së KE-së, Ursula Fon der Lajen.

Nga MPj njoftojnë se janë parashikuar takime edhe në Parlamentin Evropian me kryetarin e grupit Rindërtimi i Evropës, Doçijan Polos dhe me shumë eurodeputetë tjerë.