Dimitrov: Po renditen elementet për sukses të dyfishtë

Udhëheqësit e BE-së nuk do të kishin një Samit të suksesshëm në maj, nëse nuk arrijnë të marrin një vendim pozitiv mbi procesin e zgjerimit, por edhe për metodologjinë për negociatat për anëtarësim në BE, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat, përcjell Gazeta Express.

Marketing

“Nuk do të ketë një Samit të suksesshëm në maj nëse nuk ka ndonjë përparim përpara Samitit. E njëjta gjë është me Metodologjinë. Kur më veç dilet me në një propozim Metodologjie, nëse nuk janë të bindur të paktën në një farë mase se do të funksiononte, kjo do të ishte një fatkeqësi e jashtëzakonshme. Pra, ne kemi para nesh elementet që çojnë në sukses të dyfishtë “, tha Dimitrov.

Marketing