Dimitrov: Referendumi do të jetë i suksesshëm

30 shtatori është ditë historike për Maqedoninë, dhe popullin e sajë, është dita kurrë rrugët e Maqedonisë do hapen për në NATO dhe BE, është shprehur sot Ministri I Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrovë, në takimin që filloi në kuadër të fushatës për Maqedoni evropiane, me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi.

Marketing

“Nuk kam asnjë dyshim se qytetarët nuk do të rrethojnë Për. Kështu që nuk e di se sa do të jetë e fuqishme kjo anë. Por do të shikojmë se çfarë nëse ndodh e kundërta?. Një kohë të gjatë kemi pasur negociata, e tash kur kemi kompromis, referendumi paraqet mënyrë që të fitohet legjitimitet për atë kompromis”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov.

E para e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se do të punojnë intensivisht dhe do të jenë prezent para qytetarëve që ti informojnë për referendumin, ndërsa është shprehur se vullnetarisht do përkrahin referendumin ku dihet se parlamenti ndau mjete vetëm për deputetët.

“Është një fushatë që ne të gjithë jemi Brenda pa marr parasysh edhe përkatësit etnike, edhe bindjeve politike edhe në kuptimin partiak siç jeni të informuar ne kemi formuar shtabin pikërisht për të përkrahur dhe për të qenë pjesë e kësaj fushate, për arsye se ideja për anëtarësim në NATO dhe BE është njëra ndër shtyllat garantuese të Marrëveshjes kornizë të Ohrit”, theksoi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Dimitrov dhe Arifi janë shprehur se qytetarët duhet të informohen sa më shumë për referendumin.
Të pyetur nëse dështon Referendumi a ka Maqedoni planë B, Ministri I Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, tha se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe nuk duhet të mendohet për dështim.

Marketing