Dimitrov: Suksesi i Maqedonisë do të jetë sukses edhe i presidencës rumune

Prioritetet e presidencës rumune me BE-në janë plotësisht kompaktibile me ambiciet dhe objektivat tona strategjike, jo vetëm sepse i jepet sërish rëndësi procesit të zgjerimit, por se Maqedonia është një nga mundësitë e mëdha, deklaroi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Marketing

“Suksesi ynë do të jetë sukses edhe i presidencës rumune dhe i vetë procesit të zgjerimit nga perspektiva e BE-së, por edhe objektivat e tjera lidhur me sigurinë e Evropës. Ne pamë se kriza e refugjatëve 2015-2016 tregoi se sa është i rëndësishëm rajoni ynë, pjesë kryesore integruese për sigurinë e tërë Evropës. Kohezioni që përmenda, kthimi i vlerave të BE-së, janë temat në të cilat do të bisedojmë”, shtoi Dimitrov në deklaratën para debatit të sotëm të organizuar nga Instituti i Demokracisë Societas Civilis për perspektivat evropiane të vendit gjatë kryesisë rumune me BE-në.

Ambasadori rumun Viorel Stanila theksoi se gjatë marrjes së presidencës me Unionin, i parapriu një agjendë intensive e vizitave bilaterale në vend.

“Presim perspektiva intensive në pajtim me mesazhet e dërguara nga Bukureshti zyrtar që janë shumë inkurajuese për vendin “, tha Stanila.

Përndryshe, ministri Dimitrov paralajmëroi se nesër niset për në Bukuresht në një takim joformal, të ashtuquajtur GIMNIH me ministrat e vendeve anëtare të BE-së, ku janë të ftuar edhe vendet kandidate, në të cilat përkundër sesionit të përbashkët janë parashikuar edhe takime bilaterale me kolegët.

Në promovimin e prioriteteve të Rumanisë gjatë presidencës së saj me Këshillin e BE-së, të prezantuara gjatë javës së kaluar, u theksua se kryesia rumune do të angazhohet edhe për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Politikat e zgjerimit me vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor , u vendos, mbeten interes strategjik i BE-së, prandaj fokusi i përkrahjes evropiane në rajon do të jetë në përforcimin e proceseve demokratike dhe të pajtimit.