Dimitrov u takua me sekretarin e përgjithshëm të Nismës Adriatiko-Jone, Kastelaneta

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot u takua me sekretarin e përgjithshëm të Nismës Adriatiko-Jone, ambasadorin Xhovani Kastelaneta, i shoqëruar nga Ivan Ivanishçeviq, drejtor i përgjithshëm për multilateralen në MPJ-në e Malit të Zi, në funksion të kryesuesit me këtë nismë.

Marketing

Në takim, kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov parashtroi kënaqësi nga mbështetja e Sekretariatit dhe vendeve-anëtare për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë nismë (maj 2018). Shfaqi shpresë se shteti ynë si anëtari më i ri dhe me qasjen tonë aktive do të kontribuojë drejt përforcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal, konform qëllimeve dhe parimeve të Nismës. MPJ Dimitrov e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke i pasur parasysh perspektivat e reja që ajo i ofron.

Ambasadori Kastelaneta e transmetoi mbështetjen e NAJ, për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve inkuadruese për anëtarësim në BE. Janë shkëmbyer opinione për strategjinë e përbashkët të BE dhe NAJ (EUSAIR), si dhe për përfitimet për shtetin tonë në procesin eurointegrues.

U konstatua bashkërisht se thellimi i bashkëpunimit në kuadër të vetë nismës, por edhe me organizata tjera rajonale do të mundësojë dinamikë më intensive të firmave konkrete në bashkëpunim në fushën e transportit, turizmit, kulturës, mjedis jetësor.

Marketing