Dimitrov: Vlerat euroatlantike janë qëllimi kryesor, jo anëtarësimi formal

Premtimi i parë i madh i Qeverisë aktuale të Maqedonisë vitin e kaluar ishte se do ta shpiejnë Maqedoninë në Evropë. Megjithatë, qëllimi përfundimtar për Maqedoninë nuk është anëtarësimi formal drejt BE-së, por ajo të bëhet vend i vërtetë evropian me vlera siç janë liria e mediave, gjyqësia e pavarur, shoqëri civile aktive dhe politikanë përgjegjës.

Marketing

Këtë sot e deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në panel sesionin “Ardhmëria e Procesit të Berlinit”, në suaza të Konferencës së pestë në nivel të lartë për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Londër nën patronat të kryeministres britanike Thereza Mej.

“Duhet të fokusohemi dhe në mënyrë të përgatitur të punojmë në të. Në javën e parë të Qeverisë sonë vendosëm që paratë nga tatimpaguesit t’i mos i shfrytëzojmë për qëllime marketingu, pas çfarë tregu mediatik plotësisht ndryshoi”, tha Dimitrov.

Ai vlerësoi se për sundimin e të drejtës duhet shumë kohë dhe se kjo nuk varet vetëm nga Qeveria, por se nevojitet të kihet gjykatës nga integriteti, gjyqësi të pavarur, Parlament…
“Për disa nga këto punë do të nevojitet kohë, por kyç është vullneti politik dhe ne e kemi”, porositi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Dimitrov theksoi se pa rajon të suksesshëm, nuk ka as Maqedoni të suksesshme.

Zgjidhjen e kompromisit për emrin e vlerësoi si mundësi të madhe për rajonin dhe shtoi se duhet të mbështeten lajmet e mira.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të afrohen drejt standardeve të BE-së dhe në tërësi t’i miratojnë vlerat evropiane, sepse nga kjo varet zhvillimi i suksesshëm i rajonit, ishte porosia e shefave të diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin në Londër.