DIMITROVI bind se punohet intensivisht në problemin me Bullgarinë, MICKOSKI kërkon takim liderësh

Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të vetëdijshme, veçanërisht fqinjët e tyre, se jemi para një zgjedhje shumë të thjeshtë – ose do të kemi një sukses të përbashkët ose do të kemi një debakël të përbashkët. Vendi po bën përpjekje diplomatike për të gjetur një rrugëdalje nga situata.

Marketing

Është duke u investuar në marrëdhëniet dypalëshe me Sofjen dhe së shpejti, në ditët dhe javët e ardhshme, rezultati do të shihet.

Këtë dje e përsërit zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me bisedimet me Bullgarinë dhe Konferencën ndërqeveritare.

Ndërsa Dimitrov thotë se vendi po përgatitet për një skenar pozitiv, të suksesshëm në drejtim të mbajtjes së një Konference të përbashkët Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, si dhe se po bëhen përpjekje dhe po bëhen aktivitete diplomatike në atë drejtim, lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski bëri thirrje për takim liderësh. Micoski mbetet i mendimit se një marrëveshje e re është diskutuar midis vendit dhe fqinjit tonë lindor, i cili, siç tha ai, do të jetë i ngjashëm me Marrëveshjen e Prespës dhe do të përfshijë ndryshime kushtetuese.

“Nuk mund të përjashtohet se nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti, por nëse arsyeja për këtë është gjuha maqedonase, unë jam ok me këtë. E drejta e jonë e vetë përcaktimit në shekullin 21 dhe në këtë kontinent nuk mund të jetë kontestues edhe nëse gjuha maqedonase bëhet pengesë e integrimit në BE, do të bëhet i diskutueshëm mbiemri në emër të BE-së, pasi nuk mund të jeni evropian, ndërsa të përziheni në të drejtën e një populli të thotë çka është dhe çfarë gjuhe flet. As në këtë mënyrë mund të ndërtohet miqësi e vërtetë dhe e shëndetshme e cila do të bazohet në respekt të ndërsjellë”, ka thënë Dimitrov konferencën për shtyp që e mbajti me rastin e letrave të mandatit për misionin dhe detyrat e SÇE-së.

Për momentin vendimet në BE sillen me konsensus.

“Në këtë moment varemi nga pajtueshmëria e të gjithave deri në një të shteteve anëtare për çdo hap para në procesin evropian të rrugës sonë evropiane. Do të jemi te arsyeshëm, do të promovojmë dhe ruajmë atë që është e jonë dhe do të punojmë në respekt dhe mirëkuptim, por legjitime është të presim kthim të respektit dhe mirëkuptim. Do të shohim se si do të jetë”, ka thënë Dimitrovi.

Zëvendëskryeministri nuk mendon se puna e Komisionit të përzier maqedono- bullgar është i pasuksesshëm, ku si pikë referimi merret fakti se kësi Komisionesh nga vende tjera punojnë me dekada.

‘E vërtetë është se nuk ka shumë kohë, punohet për disa javë. Njëkohësisht e jona është të shpjegojmë për pozicionet tona, ta shpjegojmë investimin. Ka ambicie të mëdha në Berlin që ky proces të ketë sukses. Kancelarja Merkel publikisht në Parlamentin Evropian tha se një nga prioritetet e mëdha në kuptim të politikës së jashtme të kryesimit gjerman është të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se nëse ajo është e mundur të plotësohen kushtet e parapara në mars edhe për Tiranën, Shqipërinë. Kështu që mendoj se ka mirëkuptim të plotë për pozicionet tona që nuk do të thotë se ne duhet të ndalojmë por me përpjekje maksimale të gjejmë mirëkuptim edhe me Bullgarinë në kuadër të çështjeve për të cilët i mundur është mirëkuptim. Këtu me siguri nuk bien identiteti dhe gjuha maqedonase”, tha ai.

Ai përsëriti se dështimi përfundimtar nuk do të jetë vetëm maqedonas, por do të jetë një humbje për imazhin evropian të Bullgarisë fqinje, por, mbi të gjitha, për Evropën, për vlerat e saj thelbësore.

Sipas liderit të VMRO-DPMNE, çështjet serioze zgjidhen në takim udhëheqës, në tryezë.

“Çështjet serioze zgjidhen në takim liderësh në tryezë. Ja, e shfrytëzoj rastin të ftoj liderët e partive relevante politike, nuk flas për atë i cili i organizonte takimet paraprake të liderëve që përfundonim me fiasko, por partitë relevante politike, të ulemi të bisedojmë hapur për çështjen që është aktuale sot, ajo është me fqiun tonë lindor. Kjo është shumë me rëndësi”, ka thënë Mickoski në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Mickoski nuk beson se Bullgaria do ta bllokojë vendin në integrimet evropiane.

Ai ka thënë se nevojiten jo një, por më shumë takime liderësh dhe bashkërisht të dalin me zgjidhje para qytetarëve. Kjo, pasi siç tha, qytetarëve u ka ardhur te hunda nga politikat. Qytetarët duan të shohin qëndrim, strategji dhe vizion se si do të dalim nga kjo gjendje.

I pyetur për epilogun e Komisionit maqedono- bullgar, Mickoski tha se atë që ka mundur ta kuptojë, profesorët që janë pjesë e atij komisioni të përbashkët që duhet të bisedohet, “nuk kanë marrëveshje për çështjet thelbësore”.

“Nëse nënkuptojmë me histori të përbashkët ku dy popuj të ndryshëm kanë pasur në të kaluarën momente të përbashkëta, ajo është populli maqedonas duke luftuar për shtetin e tyre të pavarur të Maqedonisë dhe popullin bullgar duke luftuar për shtetin e tyre bullgar, atëherë po, mund të pajtohemi me atë se kemi në një periudhë të caktuar histori të përbashkët, por pasiqë Bullgaria të njoh mëvetësinë e popullit maqedonas që në atë interval kohor historik është i veçantë nga populli bullgar dhe ka luftuar për pavarësinë e vet të shtetit të Maqedonisë”, ka thënë Mickoski.

Marketing