Dimitrovi takon Hollthof Pfortner

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot u takua me ministrin për Punë Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të Rajnës Veriore – Vestfalia Stefan Hollthof Pfortner, i cili ishte për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim u shkëmbyen mendime për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke folur për dëshpërimin nga rezultati i Samitit Evropian të tetorit dhe vendosmërisë për veprim konstruktiv me fokus në të ardhmen, bëri të ditur MPJ-ja.

Marketing

Dimitrovi e informoi Hollthof Pfortner për rezultatet e arritura në sferat reformuese kyçe dhe hapat e ardhshëm në planin e agjendës evropiane të vendit. Në takim janë shqyrtuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me këtë krahinë gjermane, për çka ishin shkëmbyer edhe iniciativa konkrete në këtë drejtim.

Ministri Hollthof Pfortner e theksoi qëllimin e vizitës së tij të sotme në vend – përcaktimin e përbashkët të masave konkrete për mbështetje të planit të bashkëpunimit bilateral, si dhe për planin e aspiratave tona të BE-së, duke i vlerësuar të njëjtat si interes i përbashkët edhe i vetë BE-së.

Vizita e ministrit Stefan Holthof Pfortner paraqet konfirmim shtesë për miqësinë gjermane dhe mbështetje të perspektivës evropiane të vendit tonë, bëjnë të ditur nga MPJ.

Marketing