Dimkovski: Nuk ka “murtajë afrikane të derrave” në vend

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski sot kumtoi se në vendin tonë, për momentin, nuk ka “murtajë afrikane të derrit”, por zbatohen masa parandaluese.

Marketing

“Jemi në komunikim me Federtën e gjuetisë, me inspektorët nga AUV-ja, ndërsa sot në mëngjes me drejtorin e AUV-së Zoran Atanasov kemi pasur takim në këtë temë. Ata kanë siguruar numër të mjaftueshëm të pullave sepse kjo është gjendje në të cilën edhe derrat e gjuajtur të egër do të duhet të shënohet sepse merren analiza që të shihet si është situata dhe të ndiqet”, ka thënë Dimkovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Dimkovski informoi se dje ka biseduar me njërin prej drejtorëve të NP “Pyjet kombëtare” për gjueti që nuk kanë koncesionet ose atje është marrë koncesionimi, për disa arsye.

Ministri Dimkovski përkujtoi në masat që tani më zbatohen, si kontrollet e përforcuara në vendkalimet kufitare, nuk guxon të vendosen përpunime nga mishi dhe prodhime të mishit që përmbajnë mish derri. Nëse gjenden, këto prodhime merren dhe shkatërrohen në deponinë “Drisla”.

Informoi se tani më bisedohen me AUV-në që të ketë kujdes veçanërisht me parkingjet.

Ministri i Bujqësisë, kumtoi se nuk pret rritje drastike të çmimit të mishit të freskët të derrit, por është e mundur mes konsumatorëve më pak të shfrytëzohet ky lloj mishi. Shfaqi bindje se mishi i derrit është i sigurt në shtetin tonë.

Marketing