Nevojitet harmonizim i partive politike në Kuvend për procedurat e nevojshme për përzgjedhjen e suksesshëm të anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), apeloi sot në një konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski.

Sipas tij, në procedurën për zgjedhjen e KSHZ ka tre situata ku nevojitet marrëveshje politike, sepse, siç tha ai, kjo është një procedurë e komplikuar të cilën grupet parlamentare në Kuvend duhet ta përfundojë me sukses.

Lidhur me kërkesat e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski për amnistinë e të dënuarve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, Dimovski tha se kjo nuk është kusht i VMRO-DPMNE-së, domethënë procedura nuk ka të bëjë me procedurën për themelimin e KSHZ.