Dimovski dorëzoi propozim për plotësimin e Komisionit anti-korrupsion

Deputeti Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE-ja sot deri tek Kuvendi, si kryetar i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dorëzoi Propozim vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Marketing

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 19 mars të vitit 2018 shkarkoi pesë nga shtatë anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, për çka mendoj se është e nevojshme në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit të shpallet konkurs për emërimin e pesë anëtarëve të rinj të këtij komisioni. Në këtë moment shteti nuk ka komision funksional për parandalimin e korrupsionit.

Paralajmërimi politik për mbajtje të mundshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare imponon nevojën që të kompletohet përbërja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, për shkak të kompetencës së saj dhe fushëveprimit të detyrave lidhur me zbatimin e zgjedhjeve dhe në pajtim me ligjet”, theksohet në kumtesën të nënshkruar nga Dimovski.

Mbajtja e zgjedhjeve pa përbërje funksionale që do të mund të vendos dhe veprojë në kohën pas shpalljes së zgjedhjeve dhe gjatë fushatës zgjedhore, sipas tij, mund të thotë veprim tërësisht të paligjshëm të partive dhe shteteve dhe institucioneve publike.

“Nuk do të ketë institucion i cili do të mund të kundërshtojë në keqpërdorimet eventuale të institucioneve shtetërore, lokale dhe publike në favor e partive”, mendon ai.

Përveç mundësisë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duhet të merret parasysh edhe, siç thekson, pasiguria nga sjellja e Ligjit të ri për parandalimin e korrupsionit i cili zgjatë një periudhë më të gjatë.

Përkujton se Antikorrupsioni është kompetent t’i zbatojë masat dhe aktivitetet për parandalimin e korrupsionit në kryerjen për pushtetin, autorizimet publike, detyrën zyrtare dhe politikën, masat dhe aktivitetet për parandalimin e përplasjes së interesave, masat dhe aktivitetet për parandalimin e korrupsionit gjatë kryerjes së punëve nga interesi publik i personave juridik lidhur me realizimin e autorizimeve publike si dhe masat dhe aktivitetet për parandalimin e korrupsionit në shoqatat tregtare.

Në propozim-vendimin deri te Parlamenti propozohen edhe kushtet për atë kush mund të jetë anëtar i Antikorrupsionit: të jetë shtetas dhe të ketë vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë dhe të ketë arsim të lartë nga fusha e punëve juridike dhe financiare dhe antikorrupsionit, të gëzojë autoritet në kryerjen e funksionit dhe të ketë të paktën tetë vjet përvojë pune.

Marketing