Dimovski: Duhet të deklasifikohet raporti për Janevën

Kreu i Komisionit për zgjedhje dhe emërim, lija Dimovski, tha se raporti i dërguar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë në Kuvend duhet të deklasifikohet dhe se publiku duhet të merr pjesë në seancën e Komisionit për shkarkimin e prokurores Speciale Katica Janeva.

Marketing

“Mendimi im personal është se Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të deklasifikojë raportin mbi prokuroren speciale. Komisioni duhet të mbahet nën praninë e publikut. Kjo do të rrisë besimin e qytetarëve në Kuvend dhe në sistemin gjyqësor”, tha Dimovski.

Ai shtoi se fillimisht raporti nuk kishte qenë i klasifikuar kur kishte mbërritur në Kuvend, më 30 gusht, por që një ditë më vonë, d.m.th. më 31 gusht, ishte marrë një letër e re nga Këshilli i Prokurorëve Publikë ku informohej Kuvendi se materiali ishte klasifikuar.

Dimovski informoi se edhe nëse raporti nuk deklasifikohet, Komisioni ka kapacitet të vendosë menjëherë pasi vetëm 3 anëtarë nuk kanë certifikatë për informacione të klasifikuara, por se këto anëtarë mund të zëvendësohen nga anëtarët e deputetëve që mbajnë certifikatë dhe në të njëjtën kohë nuk do të prishet përfqësimi proporcional i partive politike në këtë Komision.

Sidoqoftë, sipas ligjit dhe Rregullores së Punës, anëtarët e Komisionit do të duhet të vendosin nëse seanca do të jetë me dyer të hapura ose jo. Për një vendim të tillë është e nevojshme shumicë prej dy të tretave, ose 9 deputetë të votojnë për pjesëmarrje të publikut në seancë.
Dimovski theksoi gjithashtu se përveç rekomandimit të Komisionit, shkarkimi i Janevës do të kërkojë pëlqimin e katër partive më të mëdha parlamentare.

“Procedura është e njëjtë si për emërimet. Është i nevojshëm pëlqimi i katër partive më të mëdha në Kuvend. Do t’i dërgoj një kërkesë me shkrim kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për të më informuar për këto katër parti”, shtoi Dimovski.
Takim i Komisionit për zgjedhjeve dhe emërime do të caktohet për ditën e enjte.

Marketing