Dimovski para deputetëve ka lexuar nenin, në bazë të së cilit Zaev nuk mundet të ushtrojë detyrën Kryeministrit dhe Ministrit të Financave

Kuvendi sot do të debatojë për rikonstruimin e Qeverisë, pasi që deputetët e kanë shpërfillur propozimin e deputetit, Ilija Dimovski, që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës. Dimovski ka propozuar këtë duke u thirrur në bazë të nenit 44 nga Ligji për ndalim të Korupsionit, në të cilin theksohet se funksioni kryeministër dhe funksioni ministër nuk mund të ushtrohen njëkohësisht, shkruan Fokus, përcjell Alsat

Marketing

Pasi që ka lexuar këtë nen nga Ligji, Dimovski ka porositur që të votohet propozimi i kryeministrit Zaev që të emërohet ministër i financave, ajo do të thotë thyerje e ligjit.

Sot është ditë ku Kuvendi do të shprehë nëse dëshiron perspektivë evropiane apo jo, se a do të ndryshohen ligjet, apo vetëm do të shtypen. Thyerja e nenit 44 do të jetë e pamohueshme, për këtë arsye paragrafi 3, propozim për zgjedhje të anëtarëve, propozoj të shkarkohet nga pika e rendit të ditës- ka theksuar Dimovski.

Atij më herët iu mor e drejta e fjalës nga krye-parlamentari Talat Xhaferi, i cili ia tërhoqi vërejtjen për rendin e ditës, mirëpo Dimovski ka insistuar që të shqyrtohet propozimi i tij.

Kundër propozimit të Dimovskit kanë votuar 59 deputet, ndërsa 35 kanë qenë “PËR”./Alsat

Marketing