Gjykata e Lartë në Athinë, ka vendosur që për një javë të lirojë oficerët e pandarë Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkoskin, një gjë e tillë vjen pas amnestimit të Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili u tërhoq pas disa muajve.

Por për ish-oficerin e inteligjencës Aleksandar Dinevski kjo është vetëm një justifikim, pasiqë dyshja e DSK-së ka ofruar informata të ndjeshme për Maqedoninë , që të bëjë tregti me shërbimet sekrete të Greqisë.

“Mendoj se arratisja e tyre nuk ishte e rastësishme, e aq më pak kundër vullnetit të tyre, por është një veprim i organizuar në të cilën ka pasur ndikim një numër i madh i strukturave nga Qeveria e mëparshme e Gruevskit dhe Mijallkovit të cilët kanë interes personal që këta dy persona të jenë të pakapshëm për drejtësinë, thotë Dinevski.