Diona Fona publikon këngën më të re ‘Xhani’

Këngëtarja Diona Fona ka publikuar projektin e saj të fundit muzikor.

Marketing

Këngëtarja Diona Fona edhe pse e re në moshë, ajo ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ajo sot ka lansuar këngën më të fundit me titull ‘Xhani”, të cilën e kishte paralajmëruar tash e disa kohë përmes llogarisë së Instagramit.

Këngës i ka bashkangjitur video klipin ku vjen me veshje shumë interesante dhe e bukur si gjithnjë, teksa shpërndau një imazh duke shtyrë fansat e saj të dëgjojnë këngën e re në të cilën ka punuar prej kohësh.

Tekstin e shkroi Tonic dhe Denk ndërsa ritmin muzikor Fatjon Miftari, Bannzz dhe Tonic.