Diplomacia pa ambasadorë…

Për momentin, 27 përfaqësi diplomatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të zbrazura. Sipas një analize të Ministrisë së Punëve Jashtme (MPJ), është konstatuar se ka bazë për tu mbyllur së paku katër ambasada, ndërkohë që në është fazën finale analiza e përpilimit të listës së ambasadave të Maqedonisë së Veriut të cilave do të duhet tu vihet dryni, shkruan gazeta KOHA. “Me të marrë detyrën e Presidentit kërkova nga MPJ një analizë funksionale për rrjetin tonë diplomatik konsullor.

Marketing

Sipas kësaj analize është konstatuar se ka bazë për mbylljen e katër ambasadave, ndërsa analizat janë në vijim për mbylljen edhe të së pestës”, ka deklaruar në paraqitjen e tij të fundit,Presidenti Stevo Pendarovski. Sipas tij,ato janë shtetet në të cilat nuk ka reciprocitet, pasi që shtetet ku vendi ka ambasadorë nuk ka përfaqësi rezidente në Shkup. Bazuar në këtë analizë, ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Brazili, Ivica Bocevski, vetëm se i është kërkuar që të bëj gati valixhet dhe të kthehet në Shkup. Edhe pse vendi për disa muaji pret që të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, nuk ka ambasador as në selinë e aleancës që për vite të tëra e pretendon. Maqedonia e Veriut po ashtu nuk ka ambasador edhe në Uashington, te partneri më i madh strategjik që nga pavarësia e deri më sot, por edhe në Moskë etj.

Ndërkohë që nga pesë fqinjët e saj, Maqedonia e Veriut ka ambasadorë vetëm në Sofje, ndërsa nuk ka në Tiranë, Prishtinë, Beograd, Athinë. Nga Presidenca kanë paralajmëruar se së shpejti pritet të fillojë procesi i emërimit të ambasadorëve në të gjithë përfaqësitë konsullore diplomatike të vendit. Ndryshe, siç mëson KOHA deri në fund të muajit shtator pritet që të plotësohen 15, nga 27 vendet e zbrazëta të përfaqësive diplomatike. Arsye kryesore që këto 27 vende kanë mbetur të zbrazëta, ka qenë neglizhenca dhe refuzimi i ish-presidentit Gjorge Ivanov për ti emëruar.

Burime partiake brenda LSDM-së dhe BDI-së, bëjnë të ditur se po zhvillohen bisedime për nominimin e emrave për ambasador dhe se në “shënjestër” të dy subjekteve politike janë disa përfaqësi të fuqishme diplomatike, ndërkohë që Presidenti Pendarovski është fokusuar në gjetjen e kandidatëve profesional dhe me dinjitet. (koha.mk)

Marketing