Diplomatët i bëjnë thirrje BE-së ta rregullojë gabimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kundërshtimi i fillimit të negociatave inkuadruese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim strategjik dhe i minon autoritetin dhe kredibilitetin e BE-së, shkruan në letrën e hapur të 10 ish ministrave të Punëve të Jashtme, midis të cilëve edhe ish shefat e diplomacisë së Greqisë dhe Maqedonisë Nikos Koxijas dhe Nikolla Popovski, të cilët njëherit i bëjnë thirrje Unionit t’i tejkalojë dallimet për çështje konkrete, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Letrën e hapur e publikon gazeta greke “Ta nea”, ndërsa nënshkrues janë, përveç Popovskit dhe Koxias, edhe ish kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Igor Lukshiq, ish zëvendëskancelar dhe ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel, ish zëvendëskryeministrja e Kroacisë dhe ish MPJ, Vesna Pushiq, si dhe ish shefat e diplomacive të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i Qipros, Joanis Kasulidis, i Bullgarisë, Kristijan Vgenin, i Austrisë, Karin Knajsëll dhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanoviq.
Ata shkruajnë se bllokada e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e vë nën pikpyetje aftësinë e Unionit për krijim të rilidhjeve strategjike dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.

“Kundërshtimi i fillimit të negociatave inkuadruese është gabim strategjik që kontribuon në përforcimin e statusit quo të Ballkanit Perëndimor dhe në mosaktivitetin e BE-së në një mjedis gjithnjë e më të paqëndrueshëm gjeopolitik. Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitet dhe sigurinë e Evropës Juglindore. Për atë, integrimin e Ballkanit Perëndimor duhet ta kuptojë si element të politikës përgjegjëse, ndërsa jo si barrë. Përveç asaj, kundërshtimi i fillimit të negociatave inkuadruese me vendet e lartpërmendura i minon autoritetet dhe kredibilitetin e BE-së”, shkruan në letrën e ish shefave të diplomacive.
Thonë se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor është proces stabilizues në rajon, por edhe një lloj i çelësit strategjik për BE-në të ketë ndikim politik ndërkombëtar dhe i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndërmarrë përgjegjësi.