Diplomati amerikan Ues Miçel të enjten në Shkup

Ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel më 13 shtator do të vijë në Maqedoni në takime me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe përfaqësues të tjerë zyrtarë për mbështetjen e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe referendumin e ardhshëm më 30 shtator, kumtoi Stejt Departamenti.

Marketing

Miçel në Shkup do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive parlamentare dhe të komunitetit të biznesit me të cilët do të shkëmbejnë mendime dhe do ta theksojë mbështetjen e Amerikës për inkuadrimin e Maqedonisë në familjen perëndimore, theksohet në kumtesë.

Paraprakisht Miçel do të qëndrojë në Gjeorgji ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Tbilisi dhe do të ketë takime me përfaqësues të autoriteteve dhe të shoqërisë civile.