Diplomati austriak zbulon se e kujt është ideja dhe projekti “Mini-shengeni” Ballkanik

Diplomati austriak, Wolfgang Petrich, ka thënë se ideja për një “Mini-Shengen”, ka ardhur nga Bashkimi Evropian. Diplomati austriak, Wolfgang Petrich, ka thënë se vendimi i Francës, përkatësisht presidentit frances, Emmanuel Macron, për bllokimin e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është e dëmshme për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor dhe se sipas tij, ky refuzim ka kontribuuar në përshpejtimin e idesë së “Mini-Shengenit”. “Është gjithmonë e vështirë të argumentohet nëse “B” do të kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur “A”, por sipas mendimit tim, tani është e qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor që BE nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre në një afat të shkurtër. Po aq e keqe sa vendimi i presidentit Macron është të bllokohet hapja e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, mbase përfitimi i vetëm është që koha e transformimit ka kaluar. BE nuk po pretendon që së shpejti do të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nuk mund të pretendojnë se me anëtarësimin në BE do t’i zgjidhnin problemet e tyre”, ka thënë Petrich në një intervistë dhënë për portalin serb në Kosovë “Kosovo Online”, transmeton lajmi.net. Sipas tij, “Mini-Shengeni”, duhet t’i ndihmojë shtetet që të mbështesin njëra-tjetrën dhe t’i zgjidhin problemet mes vete. “Dhe kjo është arsyeja pse, ndërsa unë besoj se vendimi i Macron është i dëmshëm për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, mund të thuhet se ka kontribuar në përshpejtimin e idesë së një “Mini-Shengeni”, u shpreh diplomati austriak Wolfgang Petrich.

Marketing

Marketing