Disa arsye se pse ‘Firefox’ është më i mirë se ‘Chrome’

Google Chrome mund të jetë shfletuesi më i përdorur në desktop, por nuk do të thotë se është shfletuesi i duhur për ju. Dikur besonim se Chrome ishte thjeshtë më i miri, por sot besojmë tjetër gjë.

Sipas NetMarketShare, Mozilla Firefox ngelet konkurrenti më i madh i Chrome. Vitin e kaluar pjesa e tregut e Firefox është ngjitur mbi 10% dhe po rritet në mënyrë të njëtrajtshme.

Nëse nuk do të ishte funksioni i profileve të Chrome, padyshim Firefox do të ishte më i miri. Arsyet për të zgjedhur Firefox janë të shumta. Pyetja që bëjmë a ka ardhur momenti i duhur?

Firefox është më i shpejtë sesa Chrome
Me Firefox çdo gjë ndryshoi me versionin 57 i njohur ndryshe edhe si Firefox Quantum. Kur debutoi Mozilla tha se shfletuesi ishte dy herë më i shpejtë se Firefox i vjetër dhe përdorte 30% më pak RAM se Chrome.

Praktikisht çfarë do të thotë? Mund të hapni më shumë tabe dhe të ndjeni më pak ngadalësim. Aplikacionet e uebit performojnë më mirë sidomos ato 3D.

Vetë shfletuesi hapet dhe përgjigjet më shpejtë. Megjithatë nuk vlen e njëjta për konsumin e baterisë.

Firefox është thjeshtë një shfletues
Sot Chrome nuk është ai shfletuesi përbindësh që ishte në 2011. Sot Chrome është një platformë e çuditshme aplikacionesh i cili shërben edhe si shfletues.

Të shumtë janë përdoruesit të cilët ka hequr dorë nga dashuria për Chrome. Atë që ishte dikur një shfletues minimalist është shndërruar në një Chrome OS nga dëshira e Google.

Firefox është ende një shfletues. Mund të mos jetë aq i pastër dhe minimalist sa ç’ishte Chrome kur debutoi por të paktën nuk përpiqet të tregohet sikur është diçka tjetër nga qëllimi kryesor.

Firefox mbështetet tek mentaliteti Open-Source
Dikush mund të thotë se Chrome është me kod të hapur sepse bazohet tek shfletuesi Chromium, motori i të cili përdoret edhe nga Opera, Vivaldi, Slimjet apo Brave.
Por mentaliteti open-source është më shumë sesa ti lejosh të tjerët të përdorin kodin tënd.

Firefox është më open-source sepse ka një axhendë publike e cila mund të influencohet nga kontributorët dhe anëtarët e komunitetit. Është ky lloj bashkëpunimi komunitar që përcakton nëse një iniciativë është open-source.

Firefox shqetësohet me të vërtetë për privatësinë
Në 2014-ën Mozilla nisi një iniciativë për të promovuar privatësinë online. Në 2015-ën në raportin State of Mozilla afirmoi qëndrimet ndaj privatësisë dhe sigurisë.

Madje mund të konsultoheni me politikat e privatësisë së Firefox për të mësuar më shumë rreth shfletuesit dhe të dhënave që përdoren.

Së fundi Mozilla nuk është Google. Ky i fundit është një motor kërkimi i cili ka ndërtuar një perandori mbi grumbullimin e të dhënave.

Firefox ka më shumë opsione përshtatjejeShkalla e përshtatjes së ndërfaqes është diferenca më e madhe mes Firefox dhe Chrome. Çdo shfletues i bazuar në Chrome duket i njëjtë në sisteme të ndryshme operative. Me Chrome mund të shtoni një temë dhe të ndryshoni radhitjen e disa ikonave.

Me Firefox mund të bëni shumë më tepër. Përveçse mund të zhvendosni ikonat dhe të aplikoni tema, mund të instaloni tema të plota që ndryshojnë plotësisht pamjen dhe ndjesinë e shfletuesit.

Firefox ka shtojcat unike
Chrome mund të ketë koleksionin më të madh të shtojcave por Firefox ka disa shtojca unike të cilat nuk janë të disponueshme në Chrome. Këto shtojca janë aq të mira saqë nuk do të dëshironit të largoheni nga Firefox pasi ti keni provuar.

Shembulli më i mirë është Tree Style Tab. Kjo shtojcë shndërron panelin e tabeve në një panel anësor dhe mund ti organizoni tabet në hierarki në formën e një peme. Shumica e shfletuesve nuk e ofrojnë diçka të tillë.

Firefox mund të bëjë çdo gjë që Chrome e bën
Në fund të fundit diferencat mes Firefox dhe Chrome janë të pakta. Njëri mund të jetë pak më i shpejtë se tjetri, por në aspektin e përdorimit të dy janë ekselentë. Me pak fjalë çdo gjë që e bëni në Chrome mund ta bëni edhe në Firefox.

Doni të sinkronizoni tabet, profilet, bookmarket në disa pajisje? Dëshironi të zhvilloni uebsajte me ndihmën e një inspektori elementesh? Një sandbox për bllokimin e maluerëve? Apo një task manager për të parë problemet me performancën?
Të gjitha mund ti bëni me të dy shfletuesit.

evn