Disa komuna të Shkupit, nesër pa energji elektrike

Disa pjesë të komunave Karposh, Studeniçan, Gazi Babë, Ilinden, Saraj dhe Kisella Vodë nesër në periudha të caktuara të ditës nuk do të kenë energji elektrike për shkak intervenimeve teknike në rrjetin distribues elektrik.

Marketing

Energji elektrike nesër nuk do të ketë prej orës 09:00 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e bulevardit “Mitropolit Teodosi Gologanov” nr 90, 92, 94 dhe 96, si dhe një pjesë e rrugëve “Oslo”, “Vojvoda Vasil Çakalarov” të Karposhit prej orës 09:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Raçe, Zona industriale Ilinden, fshatrat Stajkovcë dhe Marino, lagjja Belvi dhe rrethina, fshati Kadino, lagjja Ilinden, fshatrat Jurumleri dhe Bërnjarci, Zona industriale Marino, si dhe fshatrat Haraçinë dhe Belimbegovë në komunat Ilinden dhe Gazi Babë, prej orës 09:00 deri në orën 15:00 në pjesën e fshatit Moranë në komunën e Studeniçanit, ndërsa prej orës 09:30 deri në orën 11:30, energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “Hristo Tataçev”, rruga 11 në Kisella Vodë.

Marketing