Disa nga arsyet pse Bernabeu u përzgjedh për të pritur finalen mes River Plate – Boca Juniors

Ndeshja e kthimit e finales së Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, do të luhet më 9 dhjetor në Madrid në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, duke filluar nga ora 20:30 sipas kohës lokale në Madrid.

Marketing

Tanimë gjithçka është zyrtare, stadiumi ‘Santiago Bernabeu’ është përzgjedhur për të organizuar ndeshjen e dytë finale të Amerikës së Jugut mes River Plate dhe Boca Juniros.

Lajmi konfirmuar nga presidenti i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, Alejandro Dominguez.

“Është një nga qytetet më të sigurta në botë dhe ka lidhje aviacioni me gjithë botën. Madridi është qytet me traditë në futboll”, ka deklaruar Dominguez, derisa sqaronte arsyet e përzgjedhjes së ‘Santiago Bernabeut për të pritur këtë finale.

Me pritjen e finales së Copa Libertadores, Real Madrid bëhet stadiumi i parë në histori të futbollit që pret finale të Kampionatit Botëror, Kampionatit Evropian, Ligës së Kampionëve dhe Copa Libertadores.

Marketing