Shfrytëzuesit e rrugëve “Butelska”, “Prizrenska”, “Galiçnik”, qarkorja Butel dhe rrethina e Butelit, si dhe shfrytëzuesit e rrugës “30” dhe “Lubotenski Pat” në Komunën Butel nesër nga ora 08:10 deri në orën 15:30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.

Nga ora 08:30 deri në orën 15:30, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Dobri Doll.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja e ndërprerjes në furnizimin me energji elektrike janë punimet teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.