Disa pjesë të Kisella Vodës, Qendrës, Karposhit dhe disa fshatrave të Shkupit pa energji elektrike

Konsumatorët e rrugëve “Serdari” dhe “Ratko Mitroviq” dhe të gjithë zonës tek TIPO dhe Fabrikës së tullave në Komunën e Kisella Vodës nesër prej orës 8:30 deri në orën 15:00 do të mbeten pa energji elektrike.

Marketing

Në periudhë prej orës 8:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e numrave 57, 59 dhe 108 në rrugët “Vostaniçka” në komunën Qendër, prej orës 13:00 deri në orën 15:00 konsumatorët e të gjitha objekteve ekonomike dhe joekonomike në territorin e Komunës së Zelenikovës, prej orës 9:00 deri në orën 11:00 konsumatorët e numrave tek prej numrit 65 deri në numrin 81 në rrugën “Jurij Gagarin”, numrat çift prej numrit 4 deri në numrin 18 në të njëjtën rrugë dhe ndërtesa me numrin 149 në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në komunën e Karposhit.

Prej orës 9:00 deri në orën 12:00 energji elektrike nuk do të kenë edhe një pjesë e konsumatorëve prej rrugës “Aco Shopov” rreth numrit 9 në komunën e Butelit, prej orës 12:30 deri në orën 14:30 disa pjesë të rrugëve “Sharpllaninska”, “Peklane”, “Toronto” dhe “Anton Keckarov” në komunën e Shuto Orizares, ndërsa prej orës 9:15 deri në orën 15:00 një pjesë e konsumatorëve prej fshatit Rahçe.

Siç informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkup, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është zbatimi i ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ekipet e “EVN Maqedoni”.

Marketing