Disa pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Banorët e fshatit Sonje e Poshtme, Shkup nesër nga ora 8:30 do të mesin pa rrymë elektrike.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 10:40 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga ST Rudoproekt, gurorja Beroviq, fshatrat: Osinçani, Dërzhilovo, Jasen, Elovo, Patishka Rekë, Mallçishtë, Dobri Doll, Rakotinc, Markova Sushica, Jabollci, Breznica e Re, Govrellovo, Sonje e Epërme dhe e Poshtme, fshati Setapetkë, ST Grin eko ferma – ferma e shpendëve, ST Markova Sushica Skovin, Mehanografia, ST Tehno Paver dhe ST Mis Vato.

Nga ora 08:45 pa furnizim me rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga vendi i quajtur Çardak dhe një pjesë e fshatit Brazda, ndërsa nga ora 9 deri në orën 13 shfrytëzuesit nga Lisiçja e Poshtme.

Në periudhën prej orës 8 deri në orën 9:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “8” në fshatin Radishan, shtëpitë rreth servisit “Zajo” dhe shtëpitë rreth lagjes “Hot-Hot”.

Nga ora 9 deri në orën 16:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Hristo Tatarçev” rreth qarkores së re te stacioni i fundit i autobusit me numër 24, ndërsa nga ora 9 deri në orën 15 një pjesë e shfrytëzuesve me shtëpi rekreacioni në fshatin Pobozhje, Shkup.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, shkaku për ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike është realizmi i aktiviteteve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA.