Diskutimi i katërt publik për Strategji kombëtare për një shoqëri dhe interkulturizëm

Diskutim i katërt publik për prezantimin e projekt teksti të “Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturizëm në Republikën e Maqedonisë Veriore” do të mbahet sot në Strumicë, informojnë nga shërbimi qeveritar për media.

Marketing

Fjalime do të kenë ministri pa dikaster i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, ministri pa dikaster i angazhuar për Investimet e Huaja Elvin Hasan si dhe aktivistja e Organizatës së grave të Strumicës Lençe Hristova.

Projekt tekstin e strategjisë do ta prezantojë Olimpia Hristova-Zaevska, koordinatori i klasterit të vetëqeverisjes lokale dhe këshilltar për ekonomi ndërkombëtare dhe zhvillim në Zyrën e kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Veriore, ndërsa pastaj vijon diskutim publik, thuhet në kumtesë. .