Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, mbillen drunj për punonjësit shëndetësor që humbën betejën me Kovid 19

Zv/ drejrori i NP “Parqe dhe Gjelbërime” Ardija Muça përmes një postimi në fejsbuk njofton se me rastin e diteës botërere të sihurisë dhe shëndetit në punë, sot janë mbjellur 5 drunjë për 5 mjekë që humbën betejën me Covid 19 dhe 25 drunjë tjerë për punëtorët që humbën jetën në orar të punës gjatë viti 2020, shkruan Aktuale.mk

Marketing

Sot është 28 Prill – Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.Sipas analizave të Shoqatës Maqedonase për Mbrojtje në Punë, vitin e kaluar kanë ndodhur 152 aksidente, prej të cilave 25 kanë qenë fatale 😔. Në kujtim të punëtorëve të ndjerë, sot bashkërisht mbollëm 25 fidanë të rinj 🌳🌳 së bashku në parkun në Novo Lisiçe. Kjo ngjarje te ne tashmë shënohet në mënyrë simbolike 3 vite radhazi, të cilës iu bashkëngjit edhe Instituti i Shëndetit Publik bashkë me drejtorin Shaban Memeti, të cilët mbollëm 5 fidanë para Institutit.
Përndryshe, kjo është një ditë përkujtimore që shënohet gjithandej në botë, dhe gjithsesi shprehim mbështetje dhe falënderim ndaj institucioneve të përfshira.

Marketing