Dita Botërore e Tuberkulozit

Nën moton “Është koha për aksion….për t’i dhënë fund tuberkulozit” ISHP Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Mekanizmi koordinues kombëtar  me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë do ta shënojnë 24 Marsin, Dita Botërore e Tuberkulozit, ditë kushtuar luftës kundër tuberkulozit.

Marketing

Në suaza të shënimit të ditës, nesër do të mbahet tryezë e rrumbullakët ku fjalime do të mbajnë dhe do të diskutojnë ekspertë për tuberkulozin dhe përfaqësues të sektorit civil të cilët drejtpërdrejt punojnë me këtë problematikë dhe japin kontributin e tyre në parandalimin dhe eliminimin e tuberkulozit.

Mjekë nga Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozit do të flasin për “Tuberkulozin në Maqedoni, gjendja dhe sfidat”, “Qëndrueshmëri të programit parandalues për tuberkulozin 2019”, si dhe për tuberkulozin në novel global.