Dita Botërore e Vezës, “Vezë Sharri” ndan dhurata për fëmijët

Me rastin e Ditës Botërore të Vezëve, në fshatin për fëmijë SOS, ferma “Vezë shari” ka dhuruar vezë, ushqim dhe lodra për fëmijë në fshatin SOS. Gjithashtu për fëmijët është organizuar një prezantim për dobitë që i ka veza.

Marketing

“Këtë vit, Ditën e Vezës kemi vendosur ta shënojmë në një tjetër mënyrë, të shoqërohemi dhe të luajmë me fëmijët. Për fëmijët do të ketë një prezantim për t’u treguar e çfarë dobie kemi nga veza”-, tha drejtori i “Veze Shari”, Abdylezel Dogani.

“Veçanërisht fëmijët gëzohen për miqtë e rinj se sa për donacione në SOS fshatin. Por, shoqëria e tyre është më e rëndësishme, që vijnë te ne për fëmijët”,- u shpreh përfaqësuesja e SOS, Remzie Jusufi.

Ferma për prodhimtarinë e vezëve “Vezë Sharri” gjithashtu ka dhuruar vezë e ushqim në kopshtet për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë dhe Gostivar.

Marketing