Dita Botërore e viktimave nga aksidentet, një i vrarë në çdo dy ditë

Në vendin tonë mesatarisht, 150 deri në 160 persona në vit e humbin jetën në aksidente, gjegjësisht nga një person çdo 2-3 ditë. Rreth 6.200, secilin vit janë lënduar në aksidente. Në vitin 2018, 133 persona e humbën jetën në rrugët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa 5.860 persona janë lënduar seriozisht.

Marketing

Për statistikën e tillë të zezë përkujton Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) me rastin e Ditës botërore të përkujtimit të viktimave nga aksidentet, që shënohet sot në moton “Erdhi koha! Zgjoje vetëdijen dhe thuaj stop për vdekjen në rrugë”.

“Secilin vit, viktima të reje – të vdekur dhe të lënduar, i shtohen atyre në numër të madh që tashmë vuajnë si pasojë e aksidenteve. Për këtë KRSKRR dërgon apele: “Erdhi koha! Zgjoje vetëdijen dhe thuaj ndal për vdekjen në rrugë”. Ndal për shoferët të cilët pa menduar e shtypin pedalin për ta rritur shpejtësinë! Ndal për shoferët të cilët vozisin të dehur! Ndal për mospërdorimin e rripit të sigurisë! Ndal për shoferët të cilët vozisin me automjete teknikisht të pasigurta! Ndal për motoçiklistët pa helmetë mbrojtëse! Ndal për rrugët e këqija! Ndal për vendkalimet e pashënuara për këmbësorë! Ndal për shtigjet e pasigurta për biçikleta!

Brenda një viti, 1,3 milionë persona, nga të gjitha anët e botës, e humbin jetën në aksidente ndërsa 20 deri në 50 milionë persona janë lënduar. Kjo domethënë se mbi 3.500 persona vdesin në dit, si pasojë e aksidenteve, gjegjësisht në çdo 25 sekonda nga një person e humb jetën në aksidente.

“Barra e dhimbjes të cilën e përjetojnë një numër i madh i njerëzve si pasojë e aksidenteve është gjithnjë e më e madhe sepse pjesa më e madhe e viktimave dhe personave të lënduar në aksidente janë fëmijë dhe të rinj. Brenda vitit në botë, rreth 400.000 të rinj, të moshës deri 25 vite, e humbin jetën në aksidente, gjegjësisht 1.100 të rinj, të moshës deri në 25 vite, secilin vit e humbin jetën në aksidente”, bën të ditur KRSKRR-ja.

Analiza e tyre tregojnë se aksidentet e komunikacionit, paraqesin shkakun e parë për vdekjen e personave të moshës prej 15 deri në 19 vjet, shkaku i dytë për vdekjen e personave të moshës prej 10 deri 15 vite dhe nga 20 deri në 24 vite dhe shkaku i tretë për vdekjen e personave të moshës prej pesë deri në nëntë vite.

Marketing