Dita e 18 në izolim, Ronaldo mbetet pozitiv në COVID-19

Cristiano Ronaldo cilësohet në mesin e futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

Marketing

Për këto suksese, pak njerëz thonë se kanë të bëjë me talentin e tij, por me punën e madhe që ka bërë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Edhe pse në karrierë ka arritur gjëra që të tjerët as që mund t’i mendojnë, lufta me COVID-19 po del të jetë një sfidë e pakalueshme për 35 vjeçarin.

Ronaldo ka 18 ditë që po qëndron në izolim, pasi më 13 tetor ishte testuar pozitiv.

Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë, Ronaldo vazhdon të mbetet pozitiv në COVID-19, edhe pse është asimptomatikë.

Kur do ta shohim Ronaldon sërish në fushat e futbollit?

Sipas rregullave italiane, njerëzit asimptomatikë, por pozitiv, përfundojnë izolimin e tyre pas 21 ditësh (pa rrezik për t’u infektuar).

Nga e marta, ai mund të stërvitet me grupin.

Por, nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë UEFA. Nuk është e qartë nëse UEFA do të lejojë atë të luajë të mërkurën pa një shtup negative.

Ronaldo veç se ka humbur një ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku mungoi në ndeshjen që Juventus u mund nga Barcelona në shtëpi me rezultat 0-2.

Marketing