“Dita e Alfabetit”, Bexheti nga Saraji uron mësimdhënësit

Shkolla e Mesme Shtetërore (SHMSH) “Saraj” së bashku me Komunën e Sarajit kanë shënuar përvjetorin e tretë të shkollës njëkohësisht edhe kremtimin e festës së 22 Nëntorit – Dita e Alfabetit.

Marketing

Në këtë manifestim madhështor ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, përfaqësues nga sektori i arsimit pranë komunës së Sarajit, arsimdashës, prind si dhe shumë mysafirë nga sfera të ndryshme.

Kryetari Bexheti theksoi “Fillimisht do të doja që të gjithë mësimdhënësve të ua urojë 22 nëntorin ditën e Alfabetit, pa kontributin e të cilëve nuk do të kishim ardhmëri dhe nuk do të ishim këto që jemi sot. Dita e Alfabetit është një prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që janë, prandaj le ta kujtojmë dhe festojmë për çdo vit e mot.

Kryetari Bexheti uroi drejtorin e shkollës SHMSH “Saraj” dhe nxënësit për organizimin e mrekullueshëm dhe premtoi se komuna e Sarajit do të jetë pjesë e sukseseve të arritura dhe do jap përkrahjen maksimale.

Marketing