Dita e Evropës do të shënohet duke përkujtuar viktimat nga Kovid-19

Me rastin e Ditës së Evropës – 9 Maji, delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut organizon ngjarje para Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Marketing

Ngjarja do të fillojë në orën 12:30 me ngritjen e flamujve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me çrrastë me një minut heshtje do të nderohen viktimat nga Kovid-19.

Siç bëri të ditur delegacioni evropian në Shkup, në këtë ceremoni fjalime të tyre do të kenë euroambasadori Samuel Zhbogar dhe kryeministri Oliver Spasovski. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing