Afati për aplikim për thirrjen publike për mbështetjen financiare për përforcimin e konkurrencës në subjektet afariste në periudhën pas kovidit që dedikohet për kompanitë që kanë investuar gjatë pandemisë me koroavirusin Kovid-19 skadon sot.

Me thirrjen që është pjesë e paketës së tretë të masave ekonomike për mbështetjen e ekonomisë nga pasojat e shkaktuara nga pandemia, shteti parasheh mbështetje financiare prej gjithsej 20 milionë euro për të gjitha kompanitë të cilat këtë vit edhe krahas pandemisë dhe krizës ekonomike vazhduan të punojnë dhe të investojnë në rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre.

Thirrja publike u publikua në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë më 12 qershor 2020 dhe deri më tani kanë ardhur 300 kërkesa prej kompanive.