Dita e mësuesit/Ali Ahmeti viziton Kujdestarin e tij të klasës (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vizituar
kujdestarin e tij të klasës, profesorin Imer Mehmedi, me rastin e ditës
së mësuesit 7 marsi dhe i ka dhuruar një libër.

Marketing

Ali Ahmeti:
“Profesor, me rastin e ditës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ditës së
arsimit unë dua t’ju dhurojë një libër ku përfshihet një pjesë e
veprimtarisë, e rezistencës, e organizimit që ka të bëjë edhe me
arsimin, në këtë rast të gjithë mësuesve, të gjithë atyre njerëzve që
kanë bërë që shqiptarët ndryshe të jetojnë, që shqiptarët ta ndryshojnë
veten e tyre, që shqiptarët të rreshtohen në resht me të gjithë popujt e
qytetëruar, unë për shënim dhe përkujtim të kësaj dite do t’ua lë një
libër këtu.”

Kujdestari I. Mehmedi:
“Faleminderit, më ke kujtuar gjithmonë dhe vazhdon të na kujtosh. Edhe
këtë e ndaj me kolegët e mi të së kaluarës, edhe atyre për shumë vite
dhe mote dita e arsimit shqip.”

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/videos/502802294006504/

Marketing