Dita e tretë debat për ribalancin e Buxhetit për vitin 2019

Deputetët sot dita e tretë do të debatojnë për Propozim ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2019.

Marketing

Në të, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 210,5 miliardë euro, ndërsa harxhimet e përgjithshme në vlerë prej 228,2 miliardë euro. Deficiti mbetet e pandryshuar dhe është pozicionuar në vlerë prej 17,7 miliardë euro. Me ribalancin parashikohet zvogëlim të të ardhurave dhe harxhimeve për 1,2 miliardë denarë, respektivisht për 0,5 për qind, mbahet deficiti buxhetor për 2,7 për qind, ndërsa shqyrtohet projeksioni për rritjen ekonomike në 2,8 për qind.

Dita e djeshme e dytë nga debati kaloi në një seri replikash dhe kundër replikash mes deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-së, të cilët mes vete akuzoheshin rreth realizimit të investimeve kapitale, investitorët e huaj, projektin “TVSH-ja ime”, si dhe rreth asaj se kush sa ka investuar në kulturë.

Qëllimi i Propozim-ribalancit të Buxhetit për këtë vit është të bëhen korrigjime të harxhimeve, me qëllim të sigurimit të përkrahjes financiare për komunat dhe përforcimin e fondeve për sigurim shëndetësor (FSSHM), Sigurim pensional dhe invalidor (SPIM) dhe Agjencinë për punësim.

Ndryshimet në Buxhetin për vitin 2019, mes tjerash sigurojnë mjete shtesë në vlerë prej 244 milionë denarë për sistemin juridik, respektivisht gjyqësinë dhe prokurorinë, me qëllim të përforcimit të gjendjes financiare dhe zgjidhjes së çështjes lidhur me pagesën e kompensimeve të të punësuarve në këtë resor. Janë paraparë edhe mjete për kthim të një pjese të tatimit të vlerës së shtuar ndaj personave fizikë me vlerë prej 300 milionë denarë.

Marketing