Nën moton e fushatës “Ulja e shpejtësisë, shpëton jetë” sot shënohet 19 shtatori – Dita evropiane pa viktima në komunikacion.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), si anëtare e vetme e FIA-s nga Maqedonia – Organizata Botërore e Automobilave, bashkangjitet drejtë nismës për ditë pa asnjë viktimë në komunikacion.

Në këtë fushatë botërore u kyçën shumë personalitete të njohura si Patrik Dempsi, aktori në serialin e famshëm “Grey’s Anatomy”, regjisor, producent dhe garues me automobila dhe Johan Blejk, kampion olimpik në 100 metra.
Siç është përmendur në kumtesën e LAMM, që të shpëtohen 3.500 jetë në botë çdo ditë, duhet t’u përmbahemi 10 rregullave të arta.