Dita finale në Serie A: Inter, Atalanta, Milani dhe Roma në kërkim të Championsit

Atalanta, Interi, Milani dhe Roma do të luftojnë sot, në ditën finale të Serie A, për kualifikim në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Juventusi dhe Napoli tashmë i kanë siguruar vendet në dy pozitat e para, mirëpo pozita e tretë dhe e katërt janë ende në garë, transmeton Gazeta Express.

Atalanta dhe Interi i kanë nga 66 pikë, por Atalanta është në vend të tretë për shkak të rekordit më të mirë në ndeshjet e drejtpërdrejta mes dy skuadrave. Pas tyre radhiten Milani me 65 pikë dhe Roma me 63.

Atalanta kualifikohet në Ligën e Kampionë nëse…
1. Fiton kundër Sassuolos, ose
2. Barazon kundër Sassuolos dhe Interi ose Milani nuk e fitojnë ndeshjen e tyre, ose
3. Ata humbin, por edhe Milani humb (përveç nëse Roma fiton)

Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve nëse…
1. Fiton kundër Empolit, ose
2. Marrin të njëjtin rezultat si Milani, ose
3. Humb kundër Empolit dhe Milani barazon, ose
4. Interi humb 1:0, Milani humb dhe Roma fiton me më pak se katër gola epërsi

Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve nëse…
1. Fiton kundër SPAL-it dhe Atalanta ose Interi nuk fiton, ose
2. Milani barazon, Interi dhe Atalanta humbin dhe Roma fiton, ose
3. Milani barazon, Interi e shmang disfatën dhe Atalanta humb

Roma kualifikohet në Ligën e Kampionëve nëse…
1. E mposht Parmën me të paktën pesë gola epërsi dhe Interi humb 1:0, Atalanta e shmang disfatën dhe Milani humb, ose
2. E mposht Parmën, përderisa Atalanta, Interi dhe Milani humbin.

Marketing