“OJQ Ditë e hapur” për nisma të organizatave qytetare me temë “Politika rinore” do të mbahet sot në Qeveri.

Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, ngjarja do të ketë dy sesione në të cilat fjalime do të kenë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Darko Kaeski, drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski dhe këshilltari i posaçëm për të rinj dhe sport, Gjorgji Tasev.