Ditë tmerri për Anglinë, SHBA, Holandën e Belgjikën/ 59 mijë viktima në botë

1 milionë e 90 mijë raste me COVID 19 janë shënuar në të gjithë botën nga fillimi I pandemise e deri këtë të premte.

Marketing

Përhapja e këtij virusi vijon me ritme të frikshme ashtu sikurse edhe numri I viktimave që në mbarë globin ka shkuar në thuajse 59 mijë.

Aktualisht janë 803 mijë raste active e rreth 223 mijë njerez janë shëruar plotësisht.

Në SHBA, Covid 19 njeh më ndalesa.

272 mijë ka shkuar numri I të prekurve nga të cilat janë 27 mijë raste vetëm këtë të premte. Rreth 7 mijë viktima janë regjistruarnë total, nga të cilët thuajse 1 mijë në 24 orët e fundit.

Edhe Britania e Madhe për fat të keq po përjeton ditë të vështira.

684 viktima këtë të premte me numrin total që tani ka shkuar në 3605.

Në Gjermani janë shënuar 168 viktima dhe tani kemi 1275 në total të vdekur.

Holanda me 148 viktima dhe Belgjika me 132 janë shtete që shqetësojnë se tepërmi ndërsa nuk mbeten pas Turqia me 69 viktima në një ditë dhe Zvicra me 55.

Në kinë kemi pasur vetëm 4 viktima këtë të premte ndërsa në Iran 134.

Vendi me më shumë viktima është Italia, me afro 15 mijë ndërsa Spanja ndjek me 11 mijë.

Marketing