Ditë zie në Kinë për viktimat e koronavirusit

Në Kinë sot është Ditë zie dhe me heshtje tre minutëshe do t’u jap nderime viktimave nga koronavirusi i ri.

Marketing

Këshilli shtetëror i Kinës ka vendosur që 4 prillin ta shpall Ditë zie nacionale për viktimat të cilat kanë vdekur si pasojë e pandemisë së Kovid 19, dhe punëtorëve shëndetësor, të cilët i kanë sakrifikuar jetët e veta që t’i shpëtojnë njerëzit , publikoi televizioni nacional kinez.

Sipas vendimit, nesër në vend të gjitha flamujt do të ulen në gjysmështizë, si edhe në ambasadat kineze dhe konsullatat jashtë vendit. Do të anulohen të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet publike. Në orën 10 sipas kohës lokale me tre minuta heshtje, Kina do t’u jap nderime viktimave të koronavirusit.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kinë nga dhjetori i vitit 2019 deri tani arrin 81.620, dhe 3.322 të vdekur.

Marketing