Ditët po kalojnë ndërsa Koçan ende nuk është paraqitur në burg, a do të jepet urdhër për arrestimin e tij?!

Mëngjesin e sotëm në ora 8, Drejtoria e burgut të Idrizovës përsëri ka njoftuar gjykatësin për kryerjen e sanksioneve pranë Gjykatës Penale Shkup se biznesmeni i dënuar Sead Koçan nuk është paraqitur ende në burg për rastin “Trust”, njofton Zhurnal.

Marketing

Koçan ka pranuar aktin udhëzues, por përsëri ka kërkuar shtyerje të vuajtjes së dënimit përshkak gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Ai së fundmi ishte pranuar në një klinikë private në Shkup.

Tani është radha e gjykatësit i cili ka baza ligjore të jep urdhër për arrestimin e biznesmenit. Nga MPB thonë se deri tani nuk ka arritur ndonjë urdhër nga gjyqi për arrestimin e Koçan.

Koçan është dënuar me dënim me burg prej katër viteve dhe tetë muajve. Sipas aktvendimit, Koçan me dokumenta fallco ka fituar tender me vlerë prej 17 milion euro.